​34 vjet burg për shqiptarin që për 10 vjet përdhunoi të bijën

Një shqiptar që kishte përdhunuar në grup të bijën, për 10 vjet me radhë, u dënua me 34 vjet nga Gjykata e Selanikut.
Kështu, Juria e Përzier në këtë gjykatë vendosi të mos tregonte mëshirë nga 47-vjeçarit, i cili përdhunonte të bijën.
Ndonëse vajza që tani është 17 vjeç, mendohet të jetë përdhunuar qëkur ishte rreth 7 vjeç, dhe ky incest u zbulua vetëm vitin e kaluar, kur halla e gjeti me damarë të prerë, teksa tentonte t’i jepte fund jetës.
Në të gjitha seancat gjyqësore monstra 47 vjeç u thoshte gjyqtarëve se ishte i dehur, dhe se nuk mbante mend asgjë, raporton Shqiptarja.
Ngjarjet patën ndodhur në zonën e Golgotës, ku mendohet se për 10 vjet vajza i ishte nënshtruar dhunës seksuale nga i ati. 

Leave a Reply

Back to top button