LajmeMagazina

Turqia merr KFOR-in, ministri Yasar Guler: Mbështesim sovranitetin e Kosovës!

Dialogu është rruga e vetme për paqe dhe stabilitet në rajon, deklaroi në Prishtinë ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler, ndërsa nënvizoi se raportet e Turqisë me Kosovën si partner në Ballkan do të vazhdojnë në të gjitha fushat.

“Ne përkrahim sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në qarqet ndërkombëtare. E theksuam faktin që duke nisur nga Kosova, paqja, mirëqenia dhe siguria në Ballkan çështje me rëndësi të madhe për ne”, theksoi ai. Guler e bëri të qartë se drejtimi i KFOR-it i ka kaluar tashmë vendit të tij dhe premtoi se kjo detyre do të realizohet me paanshmëri.
“Ne themi se dialogu është rruga e vetme e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në këtë rajon dhe ritheksuam faktin se detyrën e komandantit të KFOR-it, e kemi marrë përsipër dhe do ta realizojmë me neutralitet dhe transparencë të plotë’, u shpreh ministri Guler.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Ejup Maqedonci kërkoi në takim mbështetje për anëtarësimin e vendit Kosovës në partneritetin e programit për paqe, dhe i mëshoi rëndësisë së anëtarësimit në NATO si garanci qëndrueshmërie në Ballkanin Perëndimor.
“Turqia ka qenë, dhe do të mbetet partner strategjik për Republikën e Kosovës, bashkëpunimi mes vendeve tona, është ndërtuar si një shtyllë mbi shtyllat e forta të parimeve dhe besimit reciprok, e si i tillë ai do të vazhdojë të thellohet, dhe patjetër që do të jetë i qëndrueshëm, u shpreh Maqedonci.

Related Articles

Back to top button