Vuçiq pas humbjes: Qeveria e re e studentëve do të jetë “antiserbe

Dy ditë pasi pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare, Aleksandër Vuçiq ka sulmuar Listën Studentore, e cila sipas rezultateve paraprake fitoi shumicën absolute në Kuvendin e Serbisë.
Në një paraqitje në televizionin TV Informer më 27 tetor, bartësi i listës “Serbia e Bashkuar” deklaroi se qeveria që do ta formojë Lista Studentore do të jetë “haptazi antiserbe”, raporton agjencia Tanjug.
Sipas Vuçiqit, qeveria e re do t’i cilësojë serbët si “popull gjenocidal”, do t’i ndryshojë qëndrimet e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe do të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Ai pretendoi gjithashtu se e di se kush do të jetë ministri i ri i Jashtëm, por nuk e përmendi emrin.
Vuçiq tha se patriotizmi në Serbi është zbehur dhe se ata që mbështetën parullat nacionaliste gjatë protestave do ta kuptojnë, sipas tij, se qeveria e re është armiqësore ndaj Serbisë.
Në deklaratën e tij, Vuçiq nuk i përmendi Kosovën, shqiptarët apo pakicat.
Deri më tani, Lista Studentore nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre deklaratave.
Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, Lista Studentore ka marrë rreth 52,7 për qind të votave, ndërsa lista e Vuçiqit rreth 39,2 për qind. Rezultatet përfundimtare ende nuk janë shpallur.
Burimi: Tanjug
