Ka ndërruar jetë Kadri Rexhepi nga fshati Raincë aktivist e veteran i çështjes kombëtare

Në moshën 62 vjeçare Kadri Rexhepi aktivistë e veteran për çështjen kombëtare nga fshati Raincë është ndarë nga jeta të martën në Zvicër. Ky lajm për vdekjen e të ndjerit tronditi miq, shokë e dashamirë në të gjitha trevat shqiptare. 
Kadri Rexhepi edhe pse jetoi në Zvicër ai dha kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen Shqiptare dhe asnjëher nuk është shkëputur nga problemet jetësore në Luginë të Preshevës, përderisa ishte në vendlindje ai ishte aktivisti i partisë për veprim demokratik ku sot iu dedikua edhe një mbledhje komomerative nga subjekti në fjalë.
Arkivoli i të ndjerit u percjoll sot nga më të dashurit e tij familja, miq e shokë për në varrezat e fshatit Raincë aty ku dhe ka lindur për ti’a dhënë lamtumirën e fundit. 
Varrimi i të ndjerit u bë me namazin e Iqendis.

Leave a Reply

Back to top button