Maturantët nga Presheva organizojnë Art of Dance-Arti i vallëzimit

Në dallim me organizimet e ndryshme nëpër gjenerata kësaj rradhe maturantët e shkollave të mesme në Preshevë mbajtën mbrëmë program argëtues Arti i vallëzimit. Sipas ideatorit të këtij eventi profesor Shkëlqim Fejzullahu ka qenë e arsyeshme  të organizohet një mbrëmje e këtillë. Profesori në fjalë ndihet i impresionuar me interesimin dhe përkushtimin e të rinjëve.
“Ideja për këtë program artistik “Art of Dance” është menduar që të mbahet në Preshevë sepse më herët nuk ka pasur një organizim të tillë. Ne jemi munduar bashkarisht me nxënëset e mija me Njomzën dhe Puhizën që e kemi organizuar dhe menaxhuar bashkarisht, me këtë jemi munduar të bëjmë një aktivitet më ndryshe nga aktivitet tjera që zhvillohen në Preshevë për ti senzibilizuar të rinjët e Preshevës.
Mbrëmja në fjalë ishte me karakter human ndërsa organizatoret e këtij evenimenti Njomza Agushi e Puhiza Hyseni maturante kanë menduar që ti dalin në ndihmë maturantëve me kushte të vështira ekonomike për shpenzimet e fundvitit 

Leave a Reply

Back to top button