Në Bujanoc mbahet tribuna “Alkoholi, maturantët dhe ekskursioni“

Në  Shtëpinë e  Kulturës në Bujanoc nën organizimin e KBI-së në Bujanoc është mbajtur tribuna fetare Me temën “Alkoholi, maturantët dhe ekskursioni“.
Fillimisht në tribunë  kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Sulejman Fejzullahu  theksoi  se, do të mundohen  të ndihmojë maturantët  që përmes  ligjëratave  të kalojnë   maturën  pa kurrfar problemi.
Ndërkohë drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc Zjeni Fejzullahu theksoi  se, ka përkrahur iniciativën e kësaj tribune.Me këtë rast Fejzullahu tha se i kanë bërë të gjitha pregaditjet për realzimin e  ekskurzionit nga 18 prilli deri më 24 prill, ndërsa mbrëmja e maturës do të jetë më 6 qershorë.  Me këtë rast u dha edhe një dokumentarë i shkurtër rreth pasojave që vijnë nga alkohol.
Ndërkaq Fatime Fazliu psikologe klinike në shkollën e mesme teknike Presheva në Preshevë mbajti ligjëratën me temën . “Adoleshenca dhe alkoholi”. Ndërsa në aspektin fetarë Islam foli  Ragmi Destani.

Leave a Reply

Back to top button