Në Kumanovë blihet vota për 300 denarë, një hamburger dhe një ujë mineral

Një parti politike ndan nga 300 denarë, një hamburger, si dhe një shishe ujë mineral për secilin anëtar të familjeve rome, në lagjen “Pero Çiço” të Kumanovës, raporton A1On.
Burimet e njohura të këtij portali, bëjnë të ditur se e gjithë kjo po bëhet për të bindur banorët e kësaj lagjeje të varfër që të dalin në votime dhe të votojnë mu për këtë parti që ka ndërmarrë këtë aksion.