Shënohet 69 vjetori i shkollës fillore “Selami Hallaçi” në Rahovicë

69 vjet më parë në Rahovicë ishte hapur shkolla e parë shqipe ku nisi arsimimi i banorëve të këtij fshati, themelet e para të kësaj shkolle i kishte vë mësuesi Hysen Struga bashkë me 20 nxënësit e tij. Ndërkaq pas 22 viteve shkolla fillore Selami Hallaçi ishte pavarsuar e 3 prilli është dita e cila shënon përvjetorin e kësaj shkolle, ditë kjo që edhe sot tuboi mësimdhënësit dhe nxënësit e këtij institucioni arsimor. 
Manifestimi nisi me intonimin e himnit kombëtar të interpetuar nga nxënësit e kësaj shkolle.
Nagip Sadiku drejtor i shkollës fillore “Selami Hallaçi” falemnderoj të gjithë ata të cilët kanë dhënë kontribut për këtë shkollë dhe lexoi historikun e kësaj shkolle, më pas u ndanë Mirënjohje për nxënësin më të mirë të shkollës për këtë vit Endrit Fazliun si dhe për arsimtarët: Nazmi Haliti, Isuf Memeti, Eshtref Kadriu, Imrane Jakupi, Bejnaze Emërllahu dhe Nexhat Jusufi të cilët dhanë kontribut shumë vjeçar në këtë shkollë.

Leave a Reply

Back to top button