Magazina
17 Shqiptarët e pafajshëm ende nuk kanë marrë dëmshpërblimin
17 shqiptarët e Preshevës të cilët u shpallën të pafajshëm nga gjykata e apelit në Beograd pas 5 viteve qëndrim në burg ende nuk po përfillen nga qeveria e Sërbisë.
Avokatët mbrojtës kishin dërguar ankesat e tyre për dëmshpërblimin por edhe pas skadimit të afatit 3 mujor më 8 maj 2014 ata ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.
Avokati mbrojtës ka thënë se arysetimi i ministris së drejtësisë ka qenë shkaku i zgjedhjeve por me këtë rast ai i kishte dhënë edhe një afat prej 8 ditësh i cili prapë nuk është rrespektuar.
Megjithatë Avokati Kërrstiq thotë se do ti provoj të gjitha mundësitë, por është skeptik në ndonjë përgjigje pozitive, por ai potencon se këtë të drejtë do ta kërkojë edhe në gjykatën e strazburgut.
Ndërsa sa i përket padis kundër mediave që kishin shpifur Avokati Kërrstiq thotë se seanca e parë do të mbahet më 21 maj. Kjo padi shkon për ato media të cilët sipas avokatit bënin gjykim paralel me gjykatën.
Më 13 nëntor gjykata e apelit i shpalli të pafajshëm 17 shqiptarët nga Presheva të cilët akuzoheshin për krime lufte të kryera në Gjilan, ndërkaq më 8 janar ata kishin marrë edhe vendimet zyrtare për pafajsinë e tyre