Magazina
20 vjeçarit nga Presheva policia i gjen 3383 gram marihuanë
Me aksion të përbashkët të policisë në Preshevë dhe Bujanoc, në një fshat të Preshevës, në shtëpinë e SH.V (20) janë gjetur 3383 gram materie për të cilën dyshohet se është marihuanë.
Gjykatësi hetues i ka caktuar SH.V nga rrethina e Preshevës vendim për mbajtje 48 orë për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale për mbaje dhe vendosje në trafikim të drogës. /presheva.com/