200 biznese në Panairin e VII Ndërkombëtarë për Bujqësi dhe Investime Potenciale në Bujanoc

Ndonëse Lugina e Preshevës vazhdon të jetë ndër rajonet më të pazhvilluara ekonomike, në përpjekje për tejkalimin e kësaj situate, në Bujnoc është organizuar edhe sivjet Panairin i shtatë Ndërkombëtarë për Bujqësi dhe Investime Potenciale.
Ndryshe nga herët e tjera në ceremoninë e hapjes së panairit tre ditorë kanë marrë pjesë përfaqësuesit të Qeverisë së Shqipërisë, ata të Odave Ekonomike të Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë si dhe ambasadorë të shteteve evropiane të akredituar në Beograd.
“Ekonomia nuk njeh kufi, dhe ne sot kishim një takim të përbashkët me përfaqësues të odave të rajonit dhe se qëllimi i panairit është që njerëzit të njihen me planin për zhvillim ekonomik”, tha Arifi.
“Austria është investitori më i madh në Serbi, krijimi i një ambienti të volitshëm për zhvillim të biznesit është fusha në të cilën investojmë andaj i dëshirojmë suksese edhe komunës së Bujanocit në këtë drejtim”, deklaroi ambasadori i Austrisë në Beograd Johanes Eigner.
Kryetari i Odës Ekonomike Rajonale të Leskocit, Goran Joviq deklaroi se panairet janë mundësi e mirë e promovimit dhe zhvillimit të biznesit dhe se ne zyra e tij do të jetë në shërbim të bizneseve.
Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Zhvillimit të Republikës së Shqipërisë, Brunilda Paskali përshëndeti panairin duke e vlerësuar si një hap të mirë drejt zhvillimit ekonomik të shqiptarëve kudo që jetojnë në rajon.
Përfaqësuesi i Odës Ekonomike të Kosovës , Agim Shahini tha se nuk duhet ekzistuar barrierat mes rajonit për zhvillim ekonomik andaj duhet krijuar mundësi për shkëmbimet e mallrave dhe investimet potenciale.
Panairi i Shtatë me radhë i organizuar nga Komuna e Bujanocit në bashkëpunim me Agjencionin për Zhvillim Rajonal të Preshevës dhe Bujanocit, do të ketë i hapur deri më 11 maj. Ndërkohë që prodhimet e tyre po i ekspozojnë më se 200 biznese nga vendi dhe rajoni.