Bujanoci nikoqir i “Panairit të Arsimit”

Në sallën e sportit ‘’Rinia’’ në Bujanoc, nesër do të hapet panairi njëditor ‘’Panair Arsimor’’që organizohet për herë të parë në komunën e Bujanocit.
Pjesë e panairit do të jenë shkollat fillore, të mesmet, fakultetet të vendit dhe regjonit po ashtu edhe bibliotekat e vendit dhe shtëpi botuese. Qëllimi i gjithë panairit thekson kryeshefi i drejtoratit për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore, Bajram Fejzullahu, është që nxënsit të cilët këtë vit do të përfundojn shkollën e fillore dhe ata që përfundojnë shkollën e mesme të kenë mundësi të informohen për shkollime të mëtutjeshme me mundësin që të studiojnë sa më afër vendit ku jetojnë. Panairi do të hapet në orën 12:00h në mënyrë solemne, thekson Fjzullahu, ndërsa për nxënësit e interesuar nga fshatrat e komunës së Bujanocit, transportin do të jetë gratis me agjensionin turistik ‘’Maxharr Turizëm’’.