Deputetë të Kuvendit të Kosovës: 80 mijë € pa e çelë gojën

Morën paga të majme më shumë se nga 2 mijë euro brenda muajit, por asnjëherë askush nuk mundi t’iu dëgjojë zërin. Janë më shumë se 10 deputetë të Kuvendit të Kosovës të legjislaturës së fundit që përgjatë tri viteve të mandatit të tyre morën nga buxheti i Kosovës deri në 80 mijë euro, por, që asnjëherë në asnjë rrethanë nuk morën mundin që të flasin në seanca plenare.
Në këtë mes hyjnë deputetët e të gjitha subjekteve politike pa përjashtim, të cilët morën besimin e qytetarëve që të ulën në Kuvend, por që patën fatin vetëm të marrin paga të majme dhe të gëzojnë shumë privilegje, por jo edhe të flasin për hallet dhe problemet e qytetarëve..