Gjykata Kushtetuese serbe po kontribuon në ikjen e trurit nga Lugina

Gjykata Kushtetuese e Serbisë përmes një vendimi ka konfirmuar se Rregullorja për mënyrën e veçantë të pranimit të diplomave universitare të Kosovës në Serbi, e nxjerrë si produkt i bisedimeve në mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtarë në Bruksel, nuk është në pajtim me kushtetutën dhe ligjin serb. Ndërkohë që kjo Gjykatë bënë të ditur se vazhdon të njohë të gjitha diplomat universitare të Kosovës që mbajnë vulën e UNMIK-ut, por jo edhe ato të arritura pas përfundimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe mandatit të UNMIK-ut.
Ndaj këtij vendimi kanë reaguar përfaqësuesit politik dhe institucional të shqiptarëve si dhe ata të Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Luginën e Preshevës duke konsideruar se ky vendim drejtpërdrejt dëmton shqiptarët e kësaj zone. 
Nagip Arifi, kryetar i Komunës në Bujanoc, duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Serbisë për mos njohjen e diplomave, ndër të tjera ka thënë se “mos respektimit i Rregullores së dal nga bisedimet në Bruksel, dëshmon edhe një herë se Serbia nuk është e gatshme që të respektoj vendimet e Marrëveshjeve të Brukselit. Ndërkohë që mos njohja  e diplomave është një herë dëshmi se Serbia po vazhdon me politikën diskriminuese ndaj shqiptarëve. Personalisht mendoj s etani është radha  Brukselit, konkretisht e baroneshës Eshton që të bëjë trysni në qeverinë e re serbe ashtu që jo vetëm çështja e diplomave por të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel të respektohen.”
Ndërkaq, Ragmi Mustafi, përfaqësues i KDNJ-së në Luginë, është shpreh i brengosur për vazhdimin e siç e ka quajtur avazit diskriminues të Serbisë ndaj shqiptarëve. Mos njohja e diplomave nga Serbia është drejtpërdrejt kontribut për ikjen e trurit nga Lugina ka thënë Mustafi. Ne si KDNJ kemi organizuar një varg protestash për njohjen e diplomava dhe në vazhdimësi kemi kërkuar që ato të njihen sepse kjo është shkelje e të drejtave themelore të njeriut dhe si e tillë është e papranueshme sidomos për të rinjtë shqiptarë të cilët tashmë i kanë diplomat dhe janë të detyruar që të largohen nga Lugina në tendencë për të gjetur punë dhe jetuar më mirë, ka përfunduar Mustafi. 
Rregullorja për njohje të diplomave universitare e dal si rezultat i bisedimeve në Bruksel ishte lajm i mirë dhe mjaftë shpresëdhënës për shqiptarët e Luginës. Ndërkohë vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, konsiderohet kthim prapa dhe vazhdim i diskriminimit sidomos të shqiptarëve në Luginë.

Leave a Reply

Back to top button