Ish-ushtari i UÇK-së nga Kumanova, humb jetën në Siri

Adnan Rexhepi nga Kumanova është luftëtari shqiptar i radhës që u vra të shtunën në luftimet në qytetin Sham në Siri.
31-vjeçari ka qenë pjesë e kryengritësve sirianë kundër regjimit të diktatorit Bashar Al Assad. Siç mësohet, ai ka ndërruar jetë të shtunën, ndërsa sot zyrtarisht janë informuar të afërmit e tij.
“Sot morëm lajmin se vëllai jonë Adnani ra shehid në tokën e Shamit, All-llahu e pastë mëshiruar. Ndjehemi krenarë qe e patëm shok”, kanë shkruar shokët dhe miqtë e tij në rrjetin social Facebook, duke shprehur ngushëllime edhe pranë familjes së tij.
Adnan Rexhepi ka qenë ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në luftën e vitit 2001, në rajonin e Karadakut të Kumanovës, si pjesëtar i njësisë speciale. Në vitin 2003 ai u arrestua dhe u dënua me katër vjet burg, gjatë një procesi të montuar për gjoja vendosjen e bombave në qendër të Kumanovës.

Leave a Reply

Back to top button