Kërkon dëmshpërblim 2,000,000,000,000,000, 000,000,000,000,000,000,000 dollarë

Një qytetar i Manhattanit ka paditur qytetin e New York, një furrë, dy spitale, dyqanin Kmart dhe dy pronarë të qenve, duke u kërkuar atyre një shifër vështirë të numërueshme prej dy dhe 36 zerove prapa dollarëve- më shumë se të gjitha paratë e botës.
Anton Purisima, 62-vjeçar, ka bërë padi muajin e kaluar kundër të lartpërmendurve për “shkelje të të drejtave të njeriut, lëndime personale, diskriminim të kombësisë, kompensim, ngacmim seksual, mashtrim, tentim vrasje etj”.

Purisima është duke përfaqësuar veten me shpresën se ai mund të fitojë shifrën e panumërueshme, e cila shkruhet me dy numra dhe me 36 zero prapa. Kjo i bie të jetë kështu:
$2,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000. (A mund ta dini ç’shifër është kjo?)

Ai pohon se është i infektuar nga kafshimi i qenit në autobus, ndërsa “çifti kinez” e kishte fotografuar atë në spital. Ai tutje thekson se asnjë para në botë nuk e kënaqin atë, prandaj dëmet janë të “pa kompensueshme”.

Leave a Reply

Back to top button