Magazina

Kosovë: Në autostradë ku shpejtësia është mbi 100 kilometra në orë “takohesh” me lopët.

Nuk janë të pakta rastet kur në autostradë ku shpejtësia është mbi 100 kilometra në orë “takohesh” me lopët.
Një gjë e tillë e cila pos që është e ndaluar, vë në rrezik jetën e shumë ngasësve të makinave siç duket nuk iu bë përshtypje pronarëve të bagëtive.
Në fotografitë e dërguara nga një lexues i zëri.info në autostradë afër fshatit Korreticë të Drenasit shihen një numër i madh i lopëve tek sa ecnin në autostradë duke bllokuar kështu komunikacionin.
Në disa raste kur një lopë është lënduar ose ka ngordhur si pasojë e goditjes nga makina pronari ka kërkuar dëmshpërblim me para për lopën…po jetët e njerëzve si pasojë e pakujdesisë së pronarëve të këtyre lopëve kush i paguan?!/Zëri/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button