Kryetari i OVL-së jep dorëheqjen, arsyet…shteti, përçarja e ish ushtarëve, politikanëve…

Kryetari i deri tanishëm i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) së ish – UÇPMB-së në Bujanoc, Edmond Isufi, në mbledhjen e së mërkurës të kësaj organizate ka dhënë dorëheqje të parevokueshme para anëtarëve të saj, në vend të tij është zgjedhur Afrim Agushi.Deri te dorëheqja e Edmond Isufit nga drejtimi i OVL-së, përveç arsyeve personale është bërë edhe për këto argumente:“Pikë së pari për mos definimin e pozitës së veteranëve të luftës, 13 vite nga përfundimi i saj, së dyti ishte arsyetimi mos statusit të invalidëve dhe të veteraneve të luftës, së treti, mos gatishmëria e autoriteteve shtetërore për të pranuar regjistrimin e kësaj organizate për shkak të emrit të saj”.Njëkohësisht, një shtysë e Isufit për dorëheqjen e tij, pa dyshim është dhe përçarja e ish–ushtarëve por edhe familjeve të dëshmorëve.Shkak tjetër është edhe përçarja gjithnjë e në rritje të faktorit politik shqiptar e sidomos në komunë të Bujanocit edhe përkundër angazhimit të OVL-së për një unifikim të spektrit politik shqiptar.“Prijësit politik as një herë nuk e morën parasysh angazhimin e OVL-së për bashkimin e tyre të paktën kur janë interesat madhore shqiptare”, thuhet në kumtesën e ish kryetarit të OVL-së Edmond Isufi, transmeton Titulli.Ai falënderon të gjithë ata që kanë bashkëpunuar dhe kanë kontribuar në zhvillimin dhe ndihmën e kësaj organizate“Në veçanti, kisha falënderuar kryesin e OVL-së për bashkëpunimin mes vete e gjithashtu dhe mediet, që kanë përcjell gjithmonë aktivitetet e OVL-së”.Me këtë rast Isufi, pasardhësit të tij, Afrim Agushit, i cili u zgjodh në mbledhjen e fundit nga anëtarët e kryesisë si kryetar i OVL-së së UÇPMB-së, i dëshiron suksese në realizimin e objektivave të parapara në planë./Titulli.com/Kliko pë të lexuar kumtesën e plotë të DORËHEQJES SË KRYETARIT