Mbi 300 fëmijë, punëtorë droge në Lazarat

Rreth 300 fëmijë kultivojnë dhe korrin marijuanë në Lazarat, të paktën dy vitet e fundit. Ndërsa fëmijët nga rajonet e largëta, në dijeni të këtij fenomeni, e konsiderojnë si një nga “punët” më të mira për të fituar shumë para në një kohë të shkurtër.
 Arsyeja që ka nxitur shtegtimin e shumë fëmijëve, të shoqëruar edhe nga prindërit e tyre, në muajt shtator-tetor, drejt Lazaratit.
Kjo është një nga të vërtetat, që na njeh me një fenomen të ri për vendin tonë, i cili është zbardhur në studimin e parë kombëtar mbi Fëmijët në Situatë Rruge në Shqipëri, të realizuar në kuadër të Reformës së Shërbimeve Sociale nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në bashkëpunim me UNICEF, Zyrën e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri, Save the Children, ARSIS, GFK dhe një ekspert ndërkombëtar.
Gazeta “Shqip” shkruan se zbardhja e plotë e këtij studimi do të bëhet nesër, në një event, që do të realizohet nga Ministria e Mirëqenies Sociale, ku të pranishëm do të jenë ministri i Mirëqenies, Erion Veliaj, Kryeministri Edi Rama dhe organizatat jofitimprurëse, që morën pjesë në hartimin e studimit. 

Leave a Reply

Back to top button