Mitrovica veriore mbledh ndihma për Republika Srpska-n

Komuna (veriore) e Mitrovicës në bashkëpunim me Këshillin për ndihmë serbëve të Kosovës ka filluar aksionin e grumbullimit ë të ndihmave për komunat më të rrezikuara në Republika Srpska –n.
Siç ka thënë për B92 kryetari i Këshillit për të rrezikuarit, Milorad Arlov ndihmat po mblidhen për komunat Shamac, Doboj, Bjelinë, Srbac, Zvornik. Ai ka shtuar se ftesës po i përgjigjen shumë qytetarë.