Përfitime në emër të nxënësve të Malësisë së Bujanocit

Nxënësit e shkollave fillore të Malësisë së Bujanocit të cilët përfundojnë klasën e tetë, ata shkollimin e vazhdojnë në Rogoçicë të Kamenicës, dhe atje vazhdojnë sipas planprogramit të Republikës së Kosovës.
Edhe pse jo e lehtë kështu iu kanë imponuar rrethanat duke patur parasysh pozitën gjeografike ku shtrihen fshatrat e Malësisë së Bujanocit.
Autoritetet lokale të Rogoçicës këtë gjë po e shfrytëzojnë siç është më së miri, ata në emër të nxënësve të Malësisë së Bujanocit kanë fituar një sër projektesh të cilat pothuajse nuk kanë ndikuar aspak në përmirësimin e kushteve të tyre, aq më pakë nxënësit e Malësisë së Bujanocit thonë se asnjëherë nuk kanë patur ndonjë lehtësim edhe pse u duhet të udhëtojnë me kilometra të tëra.
Rogoçica, gjegjësisht komuna e Kamenicës në emër të nxënësve të Malësisë së Bujanocit, kanë paraqitur një projekt kapital për ndërtimin e objektit shkollorë për nxënësit e Malësisë. Këtë projekt komuna e Kamenicës e ka paraqitur si arsyetim se objekti ekzistues nuk po mund ti përballojë nxënësit nga Malësia e Bujanocit dhe kështu është i nevojshëm një objekt shtesë për ta.