Serbinë e ka marrë uji

Si pasojë e reshjeve të mëdha, në Serbi është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Janë evakuuar rreth 5000 persona. Në shumë rajone gjendja është mjaft kritike. Situatë e ngjashme edhe në Bosnje dhe Kroaci.
Shtabet e emergjencës janë në veprim dhe po konsultohen vazhdimisht. Në aksionin për shpëtimin e zonave të prekura nga vërshimet janë angazhuar në Serbi mbi 750 pjesëtarë të njësive të zjarrëfikësit, qindra policë dhe ushtarë, rreth 190 automjete dhe shumë forca të tjera, vuri në dukje Ministria e Brendshme në Beograd. Ministria dekalron, se në Serbi janë angazhuar të gjitha kapacitetet e mundshme për të shpëtuar njerëzit dhe pasuritë nga këto vërshime të papara, jo vetëm në Serbi por edhe në Bosnje-Hercegovinë dhe Kroaci.

Get Adobe Flash player

Leave a Reply

Back to top button