Shqiptarit ia gjejnë 15 kg. drogë për të cilën ai “nuk dinte asgjë”

Hetuesit e drogës në Bavari kanë kapur të martën në autostradë, në afërsi të Mÿnihut një ngarkesë prej 15 kilogramësh marihuanë në makinën e një shqiptari. Kur ata e ndaluan veturën e tipit Sharan me regjistrim të Hamburgut dukej se çdo gjë ishte në rregull. Shoferi, një pensionist i parakohshëm (43 vjeçar) ishte në rrugë duke u kthyer nga Italia, ku e kishte marrë me vete një kushëri të vetin 19 vjeçar.
Të dytë kishin me vete dokumentet e rregullta por megjithatë policët vazhduan kontrollimin, shkruan münchen.tv. Dhe, shumë shpejt u befasuan me atë që e gjetën: pasi e panë një grimcë të marihuanës në bagazh ata shikuan më tej. Në rezervuarin e gazit të makinës, në vend të gazit ndodhej një sasi e madhe droge, e paketuar në mënyrë shumë profesionale në 15 qese.
Dy personat në makinë u treguan tepër të befasuar me atë që u gjet në rezervuar, duke u betuar se nuk kishin idenë për materien e gjetur aty. Por as policët dhe as prokuroria nuk u besuan atyre kështu që dy shqiptarët u morën në paraburgim. Ndaj tyre udhëhiqet një procedurë për dyshimin se kanë sjellë në Gjermani një sasi të madhe droge.