Magazina
Shqiptarja therrë me thikë një serb
Një femër shqiptare në fshatin Banjskë të Mitrovicës, e ka therur me thikë në stomak një pjesëtar të komunitetit serb atje pas një fjalosje që kishte pasur me të.
Viktima mashkull K-serb ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale me të dyshuarën femër K-Shqiptare është therur me thikë nga e dyshuara, shkruan Zëri.
Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime në pjesën e stomakut për çka dhe është dërguar në tretman mjekësor. E dyshuara është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje../Zeri/