Simbole çetnike në shkollën “Aziz Sylejmani” në veri të Mitrovicës

Persona deri me tani të panjohur kanë thyer dyert e shkollës “Aziz Sylejmani” në lagjen “Kodra e Minatorëve” në veri të Mitrovicës dhe kanë shkruar simbole çetnike në tabelat nëpër klasa.
Mbishkrimi “Samosloga srbina spasava” (“Vetëm bashkimi e shpëton serbin”, “Srbia srbima” (Serbia serbëve) është shkruar nëpër tabelat e klasave të kësaj shkolle, gjatë natës së të dielës. Gjithashtu janë vizituar kryça dhe katër S.
Sipas drejtorit të shkollës, Flamur Gacaferri, ka 15 vjet që nuk ka ndodhur ndonjë rast i tillë në shkollë, ndërsa ai shtori se mësimi nuk ësthë zhvilluar të hënën.
Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Rajonale të Policisë së Kosovës në veri, kapiten Besim Hoti, ka konfirmuar ngjarjen, ndërsa shtoi se policia ka hapur rastin dhe është duke i zhvilluar hetimet. Sipas tij, deri me tani nuk ka asnjë të dyshuar.
Ndryshe, janë dy kontejnerë në “Kodrën e Minatorëve”, në të cilën mësojnë nxënësit shqiptarë të kësaj lagjeje, paralele e ndarë e shkollës fillore “Aziz Sylejmani”.
Aty mësojnë 21 nxënës shqiptarë, nga klasa e parë deri te klasa e 9-të.