Themelohet “Unioni i Studentëve të Luginës së Preshevës” në Kosovë

Në sallën e kuqe të fakultetit filologjik pranë universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sot në mënyrë solemne është hapur “ Unioni i Studentëve të Luginës së Preshevës ”organizatë kjo e themeluar për studentët nga Lugina e Preshevës që studjojnë në Universitet e Republikës së Kosovës raporton Lugina Press.
Në ceremoninë e hapjes solemne, kanë marrë pjesë, studentë nga Lugina e Preshevës të cilët studjojnë në Universitetet e republikës së Kosovës, përfaqësues nga pushteti lokal i Bujanocit dhe të Preshevës, përfaqësues të organizatave jo qeveritare etj.
Fillimisht të pranishmit i përshëndeti kryetari i organizatës studentore “Unioni për Studentët e Luginës së Preshevës”, Sylejman Saqipi i cili mes tjerash theksoi se kjo organizatë do të jetë një qendër unifikimi për studentët e luginës së Preshevës të cilët studjojnë në Universitet e Republikës së Kosovës.
Ndërkohë fjalën rastit e mori Krytari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa. “Të dashur student, kamë ardhur këtu para jush, që të ju jap një mbështetje morale dhe politike dhe më llogaritni mua se jam i bashkërenditur në ulëset bashkë me ju si studentë” theksoi Musfata.
Më pas hapjen e “Unioni për Studentët e Luginës së Preshevës” e përshëndeti Arbër Pajaziti, shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi.
“Unë vërtet sot ndjehem i kënaqur që gjindem para jush, ideja e formimit të unionit të studentëve të luginës së Preshevës , ka qenë kahmoti që kur isha studentë, për herë të parë këtu që nga viti 2002 e këndej, mirëpo thotë një fjalë, më mirë një punë e bërë se sa një mijë ide të pa realizuara dhe ju në këtë pikë u treguat shumë të guximshëm “ theksoi Arbër Pajaziti, shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit . Pajaziti me këtë rast përcjolli edhe përshëndetjet e kryetarit të Bujanocit Nagip Arifi.
Ndërkohë fjalën e rastit e mori edhe kryetari “Unionit studentor të Luginës së Preshevës” në Maqedoni Daim Laçi dhe kryetari organizatës “ Paqa studentore” Mirlind Behluli të cilët i afruan bashkëpunim Unionit për studentët e luginës së Preshevës në Kosovë në realizimin e projekteve të përbashkëta.
Unioni për studentët e luginës së Preshevës” është themeluar me qëllim të integrimit të studentëve të Luginës në jetën studentore në Kosovë, ofrimin e ndihmës rreth problemeve që hasin gjatë studimeve, bashkëpunimi në mes tyre, përfitimin e përvojave sa më të mira dhe ngritjen e nivelit të tyre kulturor, shoqëror dhe intelektual.