Ushtria serbe po vazhdonë largimin nga Malësia e Bujanocit

Bashkëpunëtorë të BujanociNet nga Malësia e Bujanocit, kanë njoftuar se ushtria serbe të cilët kanë qenë të stacionuar në disa pika në vijën kufitare mes Sërbisë dhe Kosovës në zonën e Malësisë së Bujanocit, janë larguar.
Banorët e Breznicës thonë se tash ndjehen më të lirë dhe më të sigurtë, duke patur parasyshë se më nuk do të kenë brengën se fëmijet e tyre çdo mëngjes do ti takojnë në rrugë automjetet e blinduara.
Në dy pikat të cilat ishin më të mëdha për nga numri i pjestarëve të ushtrisë, tashmë janë boshatisur, BujanociNet, jus jell disa foto nga bazat e boshatisura.
Vlenë të theksohet se përgjatë brezit kufitarë ka edhe disa pika tjera ushtarake ku dyshohet se janë të stacionuar xhandarmëria serbe dhe ushtria, të cilat kanë rrugë tjera dhe kështu lëvizja përmes fshatit është zvogëluar dukshëm thonë breznicasit.

Leave a Reply

Back to top button