Var veten një 14-vjeçar në Vushtrri

Një 14-vjeçar është gjetur i varur në shtëpinë e tij në qytetin e Vushtrrisë, ndërsa dyshohet se i riu ka bërë vetvrasje duke u hedhur në konop.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahti, duke e konfirmuar ngjarjen e rëndë, tha se atë e ka gjetur familja dhe pastaj rasti është raportuar në polici.
“Krejt çka mund të them është, se ai gjetur i varur nga familjarët në shtëpinë e tij. Trupi i pajetë i 14-vjeçarit është dërguar për obdukson në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërkohë që rasti tani për tani kualifikohet si vdekje e dyshimt, derisa të sqarohen rrethanat nën të cilat ai ka varur veten. Policia është duke hetuar rastin”, tha zëdhënësi Zahiti. 

Leave a Reply

Back to top button