Xhandarmëria nuk i len rehat banorët e brezit kufitar

Ramadan Guda drejtor i shkollës fillore “Asllan Thaçi” në Karaqevë të Poshtme tha për rajonipress se të shtunën rreth orës 11.00 ka parë tek vendi i quajtur “Uji i Çeshmës” rreth 10 pjesëtar të xhandarmërisë serbe. Edhe pse ata në atë moment ishin me KFOR-in për ne kjo është shqetësuese sepse ajo pjesë nuk guxon të shfrytëzohet për bisedime teknike tha Guda.
Xhandarmëria serbe nuk po heq dorë në asnjë mënyrë nga territori i Kosovës. Kësaj radhe xhandarmëria serbe e ka shfrytëzuar prezencën e KFOR-it dhe sërish ka hyrë tek vendi i quajtur “Uji i Çeshmës ” që ndodhet në brendi të territorit të Kosovës raporton rajonipress.
Ramadan Guda drejtor në shkollën fillore “Asllan Thaçi” në Karaqevë të Poshtme tha për rajonipress se rreth 10 pjesëtar të xhandarmërisë serbe i ka parë të shtunën rreth orës 11.00. “Ne filluam të incizojmë praninë e tyre dhe për një kohë të shkurtër erdhën edhe KFOR-i” tha Guda.
Guda tha se kjo ndërhyrje po shqetëson banorët e brezit kufitarë sepse edhe nëse do të shfrytëzohej ky vend për bisedime teknike për ne sërish është e patolerueshme.
Edhe Selver Lenjani përfaqësues i fshatit tha se këto provokime vetëm sa po e ngjallin frikën dhe pasigurinë tek banorët e mbetur. “Nëse kështu vazhdohet edhe në ditët e verës atëherë Karaqeva mund të zbrazet. Ky nuk është alarm, por kjo çka ne po e themi është realitet sepse nuk jetohet tërë jetën me frikë e me tyta të automatikëve përballë” tha Lenjani./rajonipress/

Leave a Reply

Back to top button