Magazina
Bujanoc: Ndahen 20 banesa per refugjatët serb
Në qytetin e Bujanocit ditën e premte do të ndahen
celësat e 20 banesave për familjet që janë të zhvendosur intern, ndërtimin e së cilës e ka bërë Unioni Evropian ndërsa parcelën dhe infrastrukturën e ka dhuruar komuna e Bujanocit. UNHCR ka bë përzgjedhjen e atyre familjeve që do të përfitojnë banesën – familje të zhvendosura që tani jetojnë në qendrat kolektive.Celësat e banesave do ti dhuroj shefja e sketorit për projekte e delegacionit të BE në Serbi Jolanda San Jose, përfaqësues të UNHCR në Serbi dhe komesariati për refugjat dhe migrim në Serbi.Objekti është ndërtuar në kuadër të programit për përkrahje dhe aplikim të strategjisë për personat e zhvendosur, refugjatë dhe të kthyerit në Serbi, që e financon BE në partneritet me delgacionin e BE dhe komesariatin për refugjat dhe migrim.Ky program ofron ndihmë refugjatëve, personave të zhvendosur intern dhe banorëve me kushte të rënda sociale.Unioni Evropian ka dhuruar 1.4 milionë euro./presheva.com/