Magazina
Çfarë biseduan Rugova dhe Milosheviçi
“Helga’s Secrets” boton kujtimet e negociatorëve për paqen Çërnomërdin: Arsyetimet e përfaqësuesit kosovar, mjaft të hallakatura. Fraza të përgjithshme për pavarësinë.
Qëndrimi rus për ruajtjen e Jugosllavisë dhe mosshkëputjen e Kosovës. ‘Krerët kosovarë u përçanë për paratë, armët e drogën’
“Më i arsyeshmi, Rugova, përputhej me interesat e Rusisë” Variante nga më të ndry shmet rreth zhvillimeve të luftës së Kosovës, prapaskenat e bisedimeve, negociatat mes Serbisë dhe Prishtinës, ndërhy rjen e NATO-s etj. janë publikuar deri më sot. Në 15-vjetorin e Luftës së Kosovës, është momenti për të zbuluar një tjetër këndvështrim, atë të Rusisë. Jo se ai nuk ishte i qartë, por janë vetë protagonistët që rrëfehen. Pasi u promovua në Tiranë, Instituti i Albanologjisë në
Prishtinë promovoi dje librin më të ri të shtëpisë botuese “Helga’s Secrets”, “Prapaskenat e kapitullimit të Millosheviçit”, sjellë në shqip nga diplomati dhe njohësi i mirë i çështjes së Kosovës, Shaqir Vukaj. Një libër me kujtime nga ish-kry eministri rus Viktor Çërnomërdin mbi negocimin e ndalimit të luftës dhe largimit të trupave serbe nga Kosova.
Këtyre kujtimeve i bashkëngjitet edhe një qëndrim tërësisht i kundërt, ai amerikan, përmes kujtimeve të ish-nënsekretarit të Shtetit amerikan, Strobe Talbott. Kujtimet e këtij të fundit zënë një vend më të vogël në libër, krahasuar me ato të ish-kreut rus, i cili asokohe, siç e pranon edhe vetë, ishte pjesë e negociatave për mbrojtjen e interesave të Rusisë dhe jo gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën.
Secili prej negociatorëve për paqen rrëfen përmes këndvështrimit të tij personal, por edhe vendit që ai përfaqëson, zhvillimet në zonën e nxehtë të Ballkanit. Çërnomërdin tregon hap pas hapi gjithë çka ndodhi 15 a më shumë vite të shkuara e mes të tjerave, edhe takimin e shumëpërfolur mes Millosheviçit dhe
Ibrahim Rugovës. Ai bën ndër të tjera edhe një panoramë të situatës politike në Kosovë, grupimet që vepronin, pozitat e UÇK-së, “qeverisë” në emigrim të Bujar Bukoshit dhe Ibrahim Rugovës, si u përçanë dhe metodat e secilit për zgjidhjen e problemit. Sipas tij, Rugova, ashtu si edhe pjesa më e madhe e kosovarëve, nuk e dinin se ç’donin dhe si do t’i përballonin vështirësitë që do t’u dilnin përpara në rast se fitonin pavarësinë.