Hoxhallarët e Luginës për Ramazan flasin në një kursij
Për nderë të Muajit Ramazan, Xhamia ’’ Ebu Bekër Es-Sidik’’ Preshevë, organizon ligjerata gjatë tërë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Projekti i titulluar ‘’Hoxhallarët e Luginës flasin në një kursij ‘’ përfshin të gjithë hoxhallarët e Luginës, që gravitojnë në Luginën e Preshevës.
“Xhemati do të ketë mundësi në një vend të përcjell ligjeratat e hoxhallarëve të Preshevës dhe Bujanocit”, ka thënë për presheva.com, imami i xhamisë m.Sevdail Jakupi.
Sipas tij, temat e ligjeruesve do të jenë nga më të ndryshmet, ashtu edhe presim që xhemati i Luginës ti përcjell direkt në xhami këto ligjerata.
Ligjeratat mbahen çdo ditë, menjëherë pas namazit të ikindisë.
Risi e këtyre ligjeratave mbi gjitha do të jetë që përcjellja mund të bëhet nga dy gjinitë.