Magazina
Në parkun e Bujanocit lypset me shkollë luajnë me fatin e fëmijëve të sëmurë
Nuk janë të rrallë rastet kur sheshin e qytetit të Bujanocit e pushtojnë lypsa të panjohur, zakonisht ato janë të gjinis femrore dhe paraqiten si përfaqësuese të ndonjë organizate nga Nishi dhe qytete tjera në brendi të Sërbisë.
Për dallim nga lypsat e zakonshëm që kërkojnë para, ato ofrojnë kartolina të ndryshme, CD dhe nganjëherë edhe disa broshura, në të cilat paraqesin ndonjë fëmijë të sëmurë, se gjoja mjetet finansiare janë duke i grumbulluar për të. Këta lloj lypsash përçudi gjithherë e zgjedhin ditën e tregut për të ofruar shërbimet e tyre fantome dhe tregimet e fantazuara për të marrë para nga popullata. Shërbimet e tyre, apo shitja e kartolinave, CD apo broshurave, kushtonë mvarësisht nga lloji i lypsave. Këtë të hëne dy vajza në sheshin K.Petroviq ndalonin kalimtarët e rastit për ti ofruar një broshurë me vlerë prej 400 dinarë, për gjoja ta ndihmuar një fëmijë. Për dallim nga të tjerët ato janë të sjellshme, me buzëqeshje, dhe nuk janë monotone, në fillim ua sqarojnë shërbimin e tyre qytetarëve në fund kërkojnë paratë, me një fjalë lypsa me shkollë.