Magazina

Marinsat amerikan dhe ushtria serbe me stërvitje në Bujanoc

Ushtria e Serbisë do të organizoj në fillim të muajit korrik në bazën “Jug” afër Bujanocit stërvitjet me emrin e koduar “Ujku i platinës”, ku do të marrin pjesë edhe pesë shtete tjera.

Eprori Vladan Milosavljeviq ka thënë që në këto ushtrime do të marrin pjesë edhe ushtritë e shteteve si Rumania, Bullgaria, Kroacia, Azerbejxhani dhe Marinsat amerikan.
“Stërvitjet do të fillojnë me 30 qershor dhe do të zgjasin deri me 11 korrik. Tre ditët e para janë të parapara për njohje, ndërsa pastaj dotë dilet në teren Borovac. Atje sipas instruksioneve të marinsave amerikan dotë të kryhet stërvitja për përdorimin e armëve jovdekjeprurëse, si dhe do të bëhen 7 deri 8 aktivitete tjera që janë karakteristike për operacionet paqëruajtëse” ka thënë Milosavljeviq.
Ai ka thënë se pjesa e dytë e stërvitjeve është planifikuar për vitin 2015.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button