Magazina
Martesa që preku botën: Tha “pranoj” dhe iku në botën tjetër

Në fund të majit, pak kohë pasi i kërkoi martesë të dashurës së tij Leizel May, 29-vjeçari Rowden Go u diagnostikua me kancer agresiv të mëlçisë, e cila në fazën e katërt vjen me parashikimet shumë pesimiste.
Pasi shëndeti iu përkeqësua, dëshira e tij e fundit ishte e thjeshtë: të martohet para anëtarëve të familjes, përfshirë edhe vajzën e tyre dyvjeçare.
Dasma ishte planifikuar për korrik, kështu që patën vetëm 12 orë kohë për përgatitje. Familja bëri gjithçka gati. Rowden ishte tepër i sëmurë për të lënë spitalin, kështu që nusja shkoi tek ai, transmeton Telegrafi.
Rowden vdiq më 11 qershor, vetëm dhjetë orë pasi tha: “Pranoj (pas pyetjes: a pranon të marrësh për grua…)”.
Videoja e mëposhtme është publikuar nga vëllai Hasset.