Magazina

Ministre, a mund të krenohesh me Kosovën?

Ministrja e Integrimeve në largim Vlora Çitaku, ka uruar Shqipërinë për statusin e kandidatit duke thënë se ndjehet krenare. Por, a mund të krenohet Çitaku me të arriturat e Kosovës në fushën e integrimeve?
Qeveritarët në largim të Kosovës po festojnë dhe po urojnë Shqipërinë për statusin e kandidatit, në mungesë të arritjeve të Kosovës në këtë fushë.
Siç dihet vendi ynë ngec shumë kur janë në pyetje integrimet: ende nuk ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërsa mbetet po ashtu larg edhe me çështjen e liberalizimit të vizave çka e bën Kosovën vendin më të izoluar në Europë.
“Albania you make me proud !Congratulations!” , “Shqipëri ti më bën krenare!Urime!” ka shkruar Citaku në Twitter.
Urimet nuk kanë munguar as nga Kryeministri në largim Hashim Thaçi, i cili ka folur si Isa Boletini dikur “Unë jam mirë kur është mirë Shqypnia” .
Ndërsa Ministri në largim është munduar ta mbajë të gjallë shpresën europiane duke përmendur arritjet e vendit.
“Një lajm tjetër i jashtëzakonshëm për shqiptarët nga Brukseli. Shqipëria fitoi statusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian. Urime kolegut Ditmir Bushati, kabinetit qeveritar dhe gjithë qytetarëve shqiptarë. Tani edhe Kosova është në rrugën e mbarë për nënshkrimin e MSA-së dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Urime!” ka shkruar Hoxhaj.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button