Magazina
Ministri në qeverinë e Kosovës për shqiptarët e Luginës
Kryetari i LPD-së dhe Kuvendit komunal në Bujanoc, Jonuz Musliu thotë se nga kryeministri i ardhshëm i Kosovës do të kërkoj që të krijohet ministria e cila do ti përkushtohet zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
“Eshtë shumë e lehtë që kjo kërkesë të realizohet dhe se ky do të jetë reciprocitet me atë që ka qeveria e Serbisë që përkujdeset për qytetarët e saj që jetojnë në Kosovë” ka thënë Musliu.
Ai thotë se kjo kërkesë do të bëhet për herë të parë tek Prishtina zyrtare.
Musliu konsideron që qeveria e Kosovës në një far mënyre edhe ka realizuar një kërkesë të tillë të shqiptarëve që jetojnë në jug të Serbisë, në bazë të marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe hapja e zyrave ndërlidhëse për Kosovën në Beograd dhe ajo e Beogradit në Prishtinë.