Ministria e arsimit këtë vit nuk dhuronë tekste falas

Nxënësit prej klasës së parë deri në klasën e tretë të shkollave fillore në Sërbi nuk do të marrinë tekste shkollore falas, vetëm se fletoret e punës për vitin e ardhshëm shkollorë.
Ministria e arsimit shkencës dhe zhvillimit teknologjikë do të blejë fletoret e punës kurse tekstet shkollore apo mësimore duhet patjetër të ia blejnë prindërit. Kjo gjë është vendosurë në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Serbisë. Kështu që prindërit e 200 mijë nxënësve këtë verë do të kenë edhe harxhime shtesë së paku 3 deri në 4 mijë dinarë. Arsyesja për heqjen e kësaj ndihme është ngushtimi i buxhetit të Arsimit. As vitin e kaluar Ministria e arsimit nuk ka blerë libra të reja, abetaren dhe libra të tjera në të cilat nuk shkruhet, por të vjetrat kanë qenë të ruajtura mjaftueshëm për shfrytëzim dhe fëmijët i kanë përdorurë ato. Sipas deklaratës së Ministrit të mëparshëm të arsimit, nga kasa e arsimit për librat pa pagesë janë paraparë 731 milionë dinarë, kurse para disa muajve është premtuar që në projektin e teksteve falas do të mebetet i njejtë si herave tjera. Vitin e kaluar për furnizimin e fletorëve të punës janë harxhuar, sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit rreth 700 milionë dinarë kështu që edhe këtë vit në kasë nuk do të mbesin mjete për libra. Për të i siguruar edhe ato duhen së paku dhe 400 deri në 500 milion. Deri tash nxënësit e klasëve të ulëta i kanë marrë librat edhe fletoret e punës, disa herë të reja, kurse disa herë nga gjeneratat e vjetra. Nxënësit prej klasës së pestë deri në të tetën deri tash i kanë blerë vetë librat. Në përjashtim të filloristëve nga Beogradi të cilët nga qytetit i tyre kanë marrë komplete të veçanta të librave për të gjitha klasat.