Muhamed Bislimi nga Rahovica kompozitori i parë në Luginë

Më 5 korrik Lugina e Preshevës do të bëhet me kompozitorin e parë, Muhamed Bislimi nga Rahovica nga mosha e fëmijërisë iu kishte përkushtuar muzikës, Ai hapat e parë i mori në shkollën e ultë të muzikës në Preshevë më pas në Gjilan dhe tash po i përfundon në Prishtinë. Muhamedi këtë sukses e ka kurorëzuar në festivalin ndërkombëtarë Remuzika ku është paraqitur me dy veprat e kompozuara: Kuintes dhe orekstër arqesh.
E interpretimi nga stafi i tij bëri që të duartrokas për këto vepra që kompozitori nga Lugina i shfaqi para shumë kompozitorëve me renomene, për këtë ai mori edhe lavdata nga dy profesorët e tij.
Por fjalët miradie nuk munguan as nga kolegu i tij njëherit dirigjent Hajrullah Syla.
Por ëndërra e kompozitorit nga Presheva do të vazhdojë duke mos harruar që kontributin e tij ta shtrijë edhe në Luginë.
Kompozitori Muhamed Bislimi më 5 korrik të këtij viti do të mbroj temën e diplomës ku edhe zyrtarisht do të marrë titullin e kompozitorit.