Magazina

Ndahen aksionet pa pagesë, vlera 4500 dinarë

Qytetarët të cilët nuk i kanë shitur aksionet e tyre të cilat i kanë marrë nga shteti në katër vitet e kaluara, sot në berzën e Beogradit i kanë rreth 5.200 dinarë.
Rreth 4.8 milion qytetarë të Sërbisë që deri më tani kanë marrë  pesë aksione pa pagesë nga Industrija e Naftës së Sërbisë, një aksion nga Aeroporti Nikolla Teslla,  shtatë aksioneve të Fondit Aksionar do të i takojnë edhe aksionet nga Telekomit të cilat para, qytetarët do të i mund të i marrin kur shteti të shes këtë kompani. Sipas informatave nga Qeveria e Sërbisë, shteti duhet të ndaj dhe aksionet pa pagesë të Telekomit dhe Elektro ekonomisë së Sërbisë me vlerë prej rreth 70 euro. Qeveria e Sërbisë pretendon se Telekomi nuk ka gjasa të dal në berzë për shitje por që pronari i ri do të i blejë aksionet e qytetarëve dhe në këtë rast qytetarët nuk do të jenë në gjendje të i marrin aksionet por mund të i marrin paratë nga shitja e kompanisë nga ana e pronarit të saj të ri. Shteti i Sërbisë në fillim i ka ndarë aksionet nga Industrija e Naftës së Sërbisë  me vlerë prej 4,400 dinarë të aeroportit “Nikola Tesla 570 dinarë. Llogaritë për qëllime të veçanta në Bankën e Kursimeve Postare është paguar dhe 350 dinarë për dividentët në këto kompani. Qytetarët gjithashtu kanë  marrë 1.700 dinarë nga Fondit aksionar. Sipas kësaj llogaritje e cila nuk përfshin rrezikun e vendit dhe situatën në tregun e aksioneve, qytetarëve i përkiste një total prej 15% të EPS ose 525.000.000, për çdo individ është paraparë  të marrë nga njëqind euro – thotë Radakoviç. Në psotën e Bujanocit thonë se çdo ditë vijnë qytetarët të cilt dëshirojnë të i shesin aksionet pa pagesë për shitjen e aksioneve mjaftonë të kenë me vete kartën e identifikimit  dhe urdhëri se dëshiron të i shes aksionet dhe pas 10 dite mund të i tërheq paratë që tani vlejnë 4500 dinarë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button