Në Kosovë vidhen pasaportat nga Shqipëria

Policia e Kosovës njofton për vjedhje jo qa të zakonshme deri më tash. Ajo u tërheq vërejtjen shtetasve të Shqipërisë, që t’i ruajnë pasaportat e veta kur vijnë në Kosovë.
Ajo në këtë favor përmend vjedhjen e pasaporte që i ka ndodhur të shtunën një shtetaseje të Shqipërisë.
Asaj persona të pa njohur ia kanë thyer veturën, nga ku kanë vjedhur: tre telefona celularë, një çantë të dorës në të cilën gjendeshin tri pasaporta të lëshuara nga shteti shqiptar, një patentë shoferi, po ashtu të Shqipërisë dhe një kartelë të bankës.
Rasti është duke u hetuar në mënyrë intensive nga njësitet përkatëse policore.