Ngritet flamuri serb në Tiranë

Ceremonia e shenjtërimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë dhe prania e kryepeshkopit serb Irenej në këtë eveniment nuk ka kaluar pa incidente.
Ndonëse Policia u kujdes duke mos dhënë asnjë leje për zhvillimin e protestave, partia Aleanca Kuq e Zi qysh në orët e para të mëngjesit ka vendosur përpara Katedrales një parrullë kundër klerikut serb Irenej.
Ceremonia e shenjtërimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë dhe prania e kryepeshkopit serb Irenej në këtë eveniment nuk ka kaluar pa incidente. Ndonëse Policia u kujdes duke mos dhënë asnjë leje për zhvillimin e protestave, partia Aleanca Kuq e Zi qysh në orët e para të mëngjesit ka vendosur përpara Katedrales një parrullë kundër klerikut serb Irenej.
Pankratat janë vendosur në murin rrethues të katedrales dhe në to shkruhej; “Kryepeshkopi i Serbisë, kundër Shqipërisë”, më pas ato janë hequr nga policia dhe aktivistët e Aleancës Kuq e Zi janë shoqëruar për në komisariat.
Por krahas aktivistëve të AK-së pranë Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë janë parë edhe një grup të rinjsh serb të cilët kanë valëvitur lart flamurin e Serbisë duke nderuar me simbolet e tyre ardhjen e Klerikut Irenej.
Por nga ana tjetër nuk mungonin edhe qytetarë shqiptarë të cilët bënin thirrje që Kishës Ortodokse i duhet një Kryepeshkop shqiptar që lutjet t’i këndojë në gjuhën shqipe dhe jo në greqisht apo në gjuhë të tjera.
Godina madhështore e Katedrales është rrethuar me forca të shumta policie gjatë gjithë kohës kur kryehej ceremonia e shenjtërimit, në mënyrë që të shmangeshin incidentet.