Magazina

Opozita bëhet bashkë, Ramushi kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë arritur marrëveshje që kryeministër të jetë Ramush Haradinaj.
Bëhet  me dije se liderët e partive opozitare janë marrë vesh që Ramush Haradinaj të jetë Kryeministër i ardhshëm.
“Marrëvshja thotë: Ramushi bëhet Kryeministër, LDK merr Presidentin dhe kreun e Kuvendit, Nisma Zëvendëskryeministrin”.
“LDK, AAK dhe Nisma janë marrë vesh që mos të hyjnë në një qeveri me PDK’në. Dhe, Mustafa dhe Limaj pajtohen që posti i Kryeministrit t’i takojë Ramush Haradinajt në një qeveri të përbashkët”, ka thënë një burim i gazetës.
Me këtë marrëveshje, Hashim Thaçi del në opozitë.
Në këtë momente AAK është duke mbajtur një konferencë për media, ku edhe e ka zyrtarizu marrëvshjen me partitë opozitare. Për të rejat e fundit do t’u informojmë. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button