Magazina

Qyteti i Bujanocit me shesh të ri modern

Kryetari i komunës së Buajnocit Nagip Arifi, nënshkruajti sot kontratën me vlerë të përgjithshme rreth 65 milion dinarë së bashku me tatimin mbi vlerën e shtuar, për rregullimin komplet të sheshit të Qytetit të Bujanocit, ku trupi kordinues në këtë projekt participon me 30 milion dinarë ndërkaq pjesa tjetër ndahet nga buxheti komunal.
Kontrata u nënshkrua në mes të kryetarit Arifi dhe përfaqsuesit të kompanis Saba Belça nga Presheva. Në këtë nënshkrim kontrate ishte i pranishëm edhe kryetari i kuvendit komunal Junuz Musliu. Punët do të nisin ka fundi i muajit qershor pasi të caktohet mbikqyrsi i punëve dhe brenda 90 ditëve pritet të purfundojn tha kryetari Arifi.
Në kontratën e sotme sipas Arifi parashihet edhe kontrata për gëlqerosjen e ndërtesave që gjënden në sheshin e qytetit, kjo edhe më shumë do t’i japë pamjen e bukur qytetit të Buajnocit dhe vet sheshit të ri. Me këtë rast përfqasuesi i kompanis Saba Belça, Valon Hetemi, tha se gjithçka është gati dhe punët do të shkojn ashtu siç parashihet me kontrat. Nga dita e nesërme komisioni për prokurime do të hapë procedurën për caktimin e mbykqyrsit të punës, tha Kryetari Arifi duke shtuar se procedura e tenderimit do të shkoj ashtu si duhet edhe rreth rregullimit të rrethit në hyrje të qytetit të Buajnocit, pasi që është në procedur e sipër, punët do të nisin në muajin Korrik. Projektues për rregullimin e sheshit të qytetit është firma Butrinti nga Bujanocit.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button