Magazina

Rama: Krenar që ja dolëm të gjithë bashkë

I menjëhershëm ka qënë reagimi i kryeministrit Edi Rama, pas konfirmimit nga Komisioneri për Zgjerim në BE Stefan Fyle se Shqipëria mori statusin e vendit kandidat.
“Sa fola me Stefan Fulen e jam krenar që ia dolëm të gjithë bashkë e sigurisht PS-LSI. Faleminderit e mirënjohje për gjithe ju” shkruan kryeministri rama në rrjetin social Twitter.

Shqipëria e merr statusin kandidat

Shqipëria bind skeptikët dhe merr statusin e vendit kandidat. Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle ishte i pari që konfirmoi marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë. Vendim ky i miratuar unanimisht nga 28 vendet anëtarë të BE-së.
Disa prej ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së, para se të hyjnë në samitin ku do vendoset për statusin kandidat të Shqipërisë, shprehen se do kërkohet një kompromis që 28 vendet anëtare të BE-së të jenë në një mendje dhe të japin një ‘po’ për Shqipërinë. Sipas tyre kjo është e mundur.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button