Magazina
Riza Halimi bënë vërejtje për “shtrembërimet” e emrave të posalindurve shqiptar në Spitalin e Vranjës!
Deputeti popullor, Riza Halimi, sot në seancën plenare “pyetje për ministrin” respektivisht për ministrin e Punëve të Brandshme, Nebojsha Stefanoviq, shtroi çështjen e emrave shqip, që shumë shpesh “shtrembërohen”, me faktin që të posalindurit në Vranjë, regjistrohen në zyrën e ofiçarisë nën mungesën e përdorimit të alfabetit shqip.
Riza Halimi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, njëherit deputet republikan, në seancën e sotme “pyetje për ministrin” Nebojsha Stefanoviq, shtroi problemin e emrave shqiptar, që u shtrembërohen të posalindurve shqiptar, përgjatë regjistrimit në zyrën e ofiçarisë në Vranjë.
Halimi, theksoi se në komunat e Preshevës dhe Bujanocit, me statutin komunal janë të rregulluara përdorimi i gjuhës shqipe, mirëpo duke ditur se të gjitha grat shqiptare lindin në Qendrën Spitalore në Vranjë, atëherë të gjithë të posalindurit shqiptar, janë kandidat potencial për “shtrembërim” të emrit.
Kryetari i PVD-së Riza Halimi, gjithashtu pontecoi problemin e azilkëruesve shqiptar nga Lugina e Preshevës, që sikur të përmisrësohet gjendja politiko-sociale, arëherë ata qytetar do të qëndronin në vendin e tyre.