Magazina
Rrahje dhe gjuajtje me armë në Tërrnocin e madh
Z.F është lënduar në këmbë në të cilin ka gjuajtur E.A pas një grindje të dy grupeve të rinjësh në Tërrnocin e madh, njofton policia, transmeton presheva.com
“Pesë persona kanë dalë nga kafiteria dhe kanë filluar rrahjet. Të gjithë janë të arrestuar, përvec Z.F që gjendet në spitalin e Vranjës, dhe E.A që pas plagosjes është arratisur, ka thënë Dragan Stamenkoviq, zëdhënës i policisë në Vranjë.
Deri te gjuajta me armë ka ardhë kur Z.F ka filluar me shufër të godasë personat tjerë.
“Situata është bë dramatike, andaj edhe E.A ka nxjerrë pistoletën dhe ka gjuajtur. Ai është në arrati dhe po kërkohet” ka thënë policia.