Magazina

Semimaturantët i dhanë fund testit përfunadimtarë

Semimaturantët nëpër të gjitha shkollat fillore në gjithë territorin e Serbisë iu kanë nënshtruar edhe sot testit përfundimtarë i cili zgjati tre ditë që nga dita e hënë.
Nxënësit ditën e parë ishin testuar në lëndën e gjuhës shqipe, të dytën në matematikë kurse në ditën e fundit iu nënshtruan testit të kombinuar i cili përmbanë pesë lëndë: Kimi, Fizik, Gjeografi, Histori, Biologji. Në shkollën fillore “ Muharrem Kadriu” në Tërnoc  vetëm tre nxënës nuk iu kanë nënshtruar këtij provimi përfundimtar, çka do të thotë se ata nuk mund të regjistrohen për shkollim të mëtutjeshëm pikërishtë në shkollë të mesme kështu tha pedagou i shkollës, Selami Jakupi. Ky i fundit shtonë se sipas informatave që kemi marrë nga profesorët kujdestarë nxënësit kanë qenë të mirë dhe do ti kalojnë këto teste. Është hera e parë që këtë vit në provimin përfundimtarë nxënësit të ju nënshtrohen edhe testit të kombinuar me urdhër të Minstrisë së Arsimit tha anëtarja e komisionit kujdestar në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc Nexharije Sadriu njëherit arsimtare e mësimit klasor. Po ashtu mësuesja Nexharije thotë se testet ishin të mira varësishtë se nxënësi çfarë suksesi kanë pasur, mirëpo në përgjithësi nxënësit ishin të shkëlqyeshëm si në aspektin e diciplinës poashtu edhe mbushjes së testit.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button