Magazina
Serbët nuk ndalen: Vendosin në Graçanicë përmendoren e Millosh Obiliqit
Kuvendi Komunal i Graçanicës ka marrë vendim, me kërkesë të kryetarit Branimir Stojanoviq, që të ngris përmendoren e Millosh Obiliqit (Kopiliqit) në rrethrrotullimin në Graçanicë.
Sipas një njoftimi të Komunës së Graçanicës, ajo përmendore ishte rrënuar në Obiliq në vitin 1999, kurse vendimi që të vendos në vendin ku ishte i vendosur mozaiku i mbretëreshës Simonide, në rrethrrotullimin në qendër të Graçanicës, është marrë sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal.
“Për datën dhe kohën e zbulimit të përmendores, e cila momentalisht gjendet në oborrin e manastirit të Graçanicës, opinioni do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftim.
Me rastin e elaborimit të propozimit, kryetari i Graçanicës ka thënë se vendosja e përmendores është obligim ndaj qytetarëve, por edhe ndaj atyre që e kanë punuar.
“Pas 15 vitesh mendoj se situata ka ndryshuar dhe e kemi për obligim. Jam i lumtur me vendimin për vendosjen e përmendores. Vendosja e përmendores që është pjesë e identitet tonë, është thellë e ngjizur në të kaluarën tonë dhe atë që ne jemi. Vendosja e Obliqit e përçon mesazhin se ne jemi të gatshëm që t’i respektojmë të tjerët, mirëpo po ashtu kërkojmë respekt edhe për neve”, ka thënë Stojanoviq.