Magazina
Shaqiri me Ramazan në Botëror
Kampionati botëror në Brazil do të fillojë të enjten dhe për herë të parë nga viti i largët 1986 do të ndeshet me muajin e shenjtë të Ramazanit.
Një numër i madh i yjeve, përfshirë Xherdan Shaqirin janë besimtarë të devotshëm dhe duhet t’i kombinojnë angazhimet në kushte mjaft të vështira klimatike në shtetin e Amerikës së Jugut, shkruan tabloidi britanik Daily Mail.
Njësoj si Shaqiri, besimtarë të devotshëm të fesë Islame janë edhe yje të tjerë si Karim Benzema, Mamadou Sakho, Bacary Sagna, Gervinho, Mesut Ozil, Edin Dzeko, dhe shumica e skuadrës së Bosnjës e Hercegovinës.
Por, ka edhe shumë të tjerë. Andaj, mbetet të shihet se si do t’ia dalin ata gjatë Botërorit që fillon nesër me duelin e parë mes Brazilit dhe Kroacisë.